Osumane Dembele është padyshim njeriu I momentit, ai arriti të triumfojë në Topin e Artë këtë sezon. Sulmuesi francez u shpall si më I miri në fushën e lojës. Me një sezon mjaft të mirë me PSG, jo vetëm në ligën vendase por dhe në europë. Duke u shndëruar në një prej protagonistëve më të rëndësishëm ai tregoi se mund të shërbejë më së miri në ekip.
Rrugëtimi I tij nuk ka qenë fort I lehtë duke hasur shpesh pengesa në transfertat e tij. Afrimi I tij në klubin francez ka qenë në merkaton e 2023, ku ai u largua nga Barcelona. Largimi I tij ndodhi për një vlerë prej 50 milion euro. Por, pikërisht një vit më herët gjatë verës së 2022, ishte Juventus I cili u vendos tepër afër kalimit të tij në klub.

Ishin mediat e ndryshme spanjolle në atë kohë që e bënë të qartë se ishte arritur një marveshje mes “Zonjës së vjetër” dhe lojtarit. Duke qenë se në atë verë ishte dhe skadimi I kontratës së tij me klubin katalanas. Por, ishte zgjedhja e lojtarit që të vazhdonte qëndrimin e tij të mëtejshëm në klubin spanjoll duke firmosur qëndrimin e tij.
Ishte pikërisht koha kur bardhezinjtë kërkonin të forconin sulmin e tyre. Me dështimin e afrimit të Dembele ata nënshkruan me Chiesa dhe Di Maria duke ndryshuar rrjedhën e sezonit të tyre. Një rast I cili tregon se mund të kishte sjellë të ardhme ndryshe për klubin. Por, mund të kishte ndikuar dhe në suksesin e Dembele.



