Juventus, kërkues për një sulmues në ekip

Juventus kërkues për një sulmues në ekip

Juventus duket I qartë se në ekip ka nevojën e një përmirësimi në repartin ofensiv. Duket se dëshira e tyre është për të pasur sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Ka qenë pikërisht klubi I cili e ka konsideruar si një afrim të rëndësishëm. Drejtues të tij kanë ndërmarrë bisedime shumë më intensive për afrimin e tij. Janë këto pikërisht disa lajme të cilat vijnë nga mediat e ndryshme italiane.

Afrimi I Osimhen ka qenë pikërisht dëshira e tyre e hershme duke e vlerësuar si kalimin më të duhur në ekip. Por, emëri I Jonathan David ka qenë një tjetër prurje që ata kanë dashur ta afrojnë në këtë sezon. Mirëpo nuk besohet se do të jetë një kalim I thjeshtë sa I takon klauzolës së lirimit.

Juventus kërkues për një sulmues në ekip
Juventus kërkues për një sulmues në ekip

Napol, kërkon që talenti I saj të mos hapë problem kundër tyre në një kalim të mundshëm në Serinë A. Kështu që klauzola e lirimit është 75 milion euro po vetëm për ekipe që janë jashtë kampionatit Italian. Ajo që e ka shtyrë më shumë ekipin është eksperienca e tyre e fundit me Gonzalo Higuain. Tashmë, kërkojnë që largimi nëse realizohet të jetë jashtë kampionatit.

Juventus në krahun tjetër është I  gatshëm që të ofrojë një shumë prej 80 milion euro për këtë kalim. Por, pasi është kthyer në prioritet dhe për shumë klube të ndryshme të mëdha europiane duket se nuk do të jetë aspak një kalim I thjeshtë. Më herët ai ka mundur të refuzojë dhe një ofertë milionëshe nga Arabia pasi dëshira e tij mbetet qëndrimi në europë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.