Juventus, me një ofertë tre vjecare për Antonio Conte

Juventus, me një ofertë tre vjecare për Antonio Conte

Juventus, në këtë sezon ka pasur shkundjen më të madhe, një drejtes teknik I cili zvendësohet në mesin e sezonit dhe tashmë në kërkim. Igor Tudor I cili morri drejtimin e ekipit tashmë e kreu detyrën e tij. Ai mundi që të kualifikojë në fazën e ardhshme Champions ekipin e Juventus. Me një kontratë e cila nuk kishte shpresë për më shumë ai nuk do të vazhdojë më gjatë në drejtim. Pavarësisht, se në fillim u pa e udhës që të konsiderohej një qëndrim më I gjatë I tij në ekip.

Tashmë, me një mundësi në arenën europiane sezonin e ardhshëm duke e arritur me fitoren e tyre të fundit ndaj Venezias drejtuesit janë duke përgatitur ekipin. Në këtë përgatitje vjen padyshim dhe një nevojë për një drejtues teknik. Ata janë duke e parë mundësinë e rikthimit të Antonio Conte në drejtimin e zonjës së vjetër.

Juventus, me një ofertë tre vjecare për Antonio Conte
Juventus, me një ofertë tre vjecare për Antonio Conte

55 vjecari në këtë sezon ishte në drejtimin e Napolit. Pas suksesit të arritur atje duke dhënë kupën e Serisë A për ekipin ai do të largohet. Kështu drejtuesit e shohin si opsionin më të mirë që të jetë në krye të ekipit të tyre ky trajner.

Një opsion më I thjeshtë për ta duke pasur parasysh dhe lidhjen që ka ai me ekipin duke qenë se Conte ka luajtur më herët për klubin në periudhën 1994 deri në 2004. Drejtuesit janë duke përgatititur një kontratë e cila është tre vjecare dhe me një vlerë prej tetë milion euro për të zgjedhur Conte ekipin juventin si sfidën e tij të ardhshme.