Juventus nuk mundi t’ia dalë në një tjetër sfidë. Ekipi përjetoi një tjetër humbje që e vendos kështu në një pozitë aspak të favorshme. Italianët të drejtuar nga Igor Tudor nuk mund t’ia dilnin përballë Real Madrid në Champions League. Edhe pse një humbje minimale ata nuk mund të siguronin më shumë nga kjo sfidë.
1-0, arriti të fitojë Real Madrid në këtë sfidë me një gol të vetëm të Jude Bellingham. Gol I minutës së 58 ishte dhe ai I cili vulosi këtë sfidë. Juventus kështu shkoi në serinë e tyre të parë të humbjeve në këtë edicion. Por, ishte pikërisht kjo humbje e tyre e cila sa thelloi më shumë serinë negative të tyre. Skuadra italiane me këtë humbje shënon kështu shtatë ndeshje që ata gjenden pa fitore.

Një seri e cila nisi prej barazimit të tyre në Champions përballë Borussia Dortmund. Dhe vazhdoi në mbrëmje përballë Madrilenëve ku pësuan një humbje minimale. Të vendosur në këtë pozitë janë drejtues të klubit që kërkojnë të sjellin një ndryshim dhe një tjetër frymë të favorshme në ekip.
Shtatë ndeshje të thyer është vendosur dhe nën një rrezik pozicioni I teknikut Tudor. Qëndrimi I të cilit u vendos në këtë fillim sezoni me një kontratë të re. Mesa duket ndryshime mund të vijnë në ekipin italian. Duke qenë se janë duke përjetuar një seri humbjesh që e kthen pas në kohë skuadrën. Shtatë ndeshje në seri nuk I ka përjetuar që prej 16 vitesh.



