Juventus, mes tre emërave për gardianin e portës

Juventus, mes tre emërave për gardianin e portës

Zonja e Vjetër është duke kërkuar që të ketë një përfaqësim shumë më dinjitoz në sezonin e ardhshëm. Pas sigurimit të drejtuesit teknik Igor Tudor me një kontratë e cila do të jetë përtej Kupës së Botës për Klube, ata kërkojnë përforcim. Një pikë e cila shihet si e nevojshme për të sjellë një përmirësim padyshim që është dhe porta. Me disa emëra në portë ata do të kërkojnë që në sezonin e ardhshëm të sjellin përforcimin më të favorshëm. Ende nuk ka bërë një ndarje se cili do të jetë më I përshtatshëm.

Portierët aktualë janë në qëndër të vëmëndjes, Michele Di Gregorion shihet si një ndër preferencat e Manchester City. Milan është duke ndjekur gjithashtu një rikthim të mundshëm të Mattia Perin. Në këtë mënyrë ata do të duhet të jenë në kërkim të një emëri të rëndësishëm për portën e tyre. Gianluigi Donnarumma është duke u konsideruar si zgjedhja më e favorshme për Zonjën e Vjetër.

Juventus, mes tre emërave për gardianin e portës
Juventus, mes tre emërave për gardianin e portës

Portieri I PSG, duket se mund të ketë një rikthim të tij në Serinë A, pavarësisht se nuk do të jetë një ndër kalimet që do të konsiderohet I thjeshtë. Me një kontratë e cila ende nuk është rinovuar në PSG dhe pse ekipi francez ka shprehur interes për të mbajtur më tej portierin. Interi, është një tjetër ekip që është duke kërkuar shërbimin e tij. Por, prioriteti I vetë Donnarumës duket se mbetet qëndrimi I tij në Ligën e Parë. Kjo e vendos Juventus në pozitën që kërkimi I tyre për një portë të sigurt të vazhdojë më tej.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.