Juventus në kërkim të sulmuesit të Real Madrid

Juventus në kërkim të sulmuesit të Real Madrid

Sulmuesi I Real Madrid, Endrick ka qenë tepër I qartë për klubet që është duke kërkuar për huazim. Lojtari do të jetë e mundur të bashkohet me një klub nga pesë ligat kryesore të Europës. Braziliani me këtë kërkesë të tij është duke kërkuar që të jetë në vazhdim pjesë e kompeticioneve të ndryshme europiane. Kjo I do japë më shumë hapësirë në fushë dhe të jetë e mundur të shpqrfaqë më të mirën.

Sulmuesi është duke kërkuar një ekip që ka qëndrueshmërinë e duhur dhe hapësira që pritet të garantohet për të. Endrick nuk ka apsur asnjë minutë në dispozicion në  11 ndeshjet e La Ligës, dhe pse drejtimi I Alonso për të do të sillte më shumë akses. Lëndimet në muskuj dhe padyshim një vendosje përballë një konkurence mes emrave të mëdhenj e bën shumë më të paaksesueshme fushën e gjelëbr për të.

Juventus në kërkim të sulmuesit të Real Madrid
Juventus në kërkim të sulmuesit të Real Madrid

Talenti I rri I cili është fryt I Real Madrid me një mundësi huazimi do të shohë më shumë hapësirë për zhvillim. Ndaj dhe lojtari e ka konsideruar të vlefshme një mundësi të tillë zhvendosje. Ajo që është bërë e ditur nga mediat spanjolle është se qëndrimi I tij mund të jetë La Liga. Real Sociedad është një prej ekipeve që e ka më të mundur sigurimin e shërbimit. Por, mesa duket Juventus është I vendosur për të bërë këtë ndryshim në ekip. Situata në sulm nuk është në gjendjen më të mirë dhe një lojtar krijues dhe luftarak ka bërë që dhe drejtuesit ta mendojnë një afrim.