Media të ndryshme italiane kanë bërë të qartë se do të jetë një mundësi që Juventus të përforcohet më tej me shërbimin e siguruar nga Inter. Klubi bardhezi ka nisur bisedimet me agjentin e Davide Frattesit cka sinjalizon kështu se mund të jetë një përforcim mjaft serioz për ekipin. Afati kalimtar i dimrit pritet të vendosë më tej për fatin e lojtarit.
Mesfushori italian është duke hasur më tej vështirësi për të siguruar një rol të qëndrueshëm nën drejtimin e Chivu. Në këtë sezon ai ka qenë titullar në vetëm një ndeshje të serisë A. Pjesën tjetër ai e ka nisur angazhimin e tij nga stoli. Pikërisht të vendosur nën këtë pikë pritet që të ketë dhe një tjetër vendosje të lojtarit.

I vendosur nën një konkurencë të ashpër mes Hakan Çalhanoglu, Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan, Piotr Zielinski dhe Petar Sucic e ka pasur shumë më të vështirë që të ketë një vazhdimësi. Por, kjo situatë është konsideruar me mjaft interes nga Juventus. Drejtues të klubit për të përfituar nga kjo situatë mund të përfitojnë një shërbim mjaft të vlefshëm. Lojtar i rri me mjaft potencial mund të jetë kështu një përforcim mjaft i nevojshëm.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.