Juventus, nuk e konsideron ofertën e Barcelonës

Juventus, nuk e konsideron ofertën e Barcelonës për yllin e saj

Kenan Yildiz, është lajmëruar se mund të ketë një zgjatje të kontratës së tij me Juventus. Klubi I Serisë A, pritet që në ditët në vijim të zhvillojë një takim me agjentët e lojtarit. Synimi I tyre është që të zgjasin më tej qëndrimin e tij në klub. Por, nuk pritet të jetë lehtësisht e mundur duke qenë se ekipe të tjera janë bashkuar për të siguruar shërbimin e tij. Barcelona dhe Bayern Munich duket se janë dy ekipet që kërkojnë të kenë lojtarin në ekipet e tyre.

Juventus në një kontratë të re e cila parashikon zgjatjen e qëndrimit të tij është duke bërë shumë lëshime. Ajo që synohet është që të kenë më gjatë në ekip lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë dhe numërin 10 për të. Numër I cili është legjendar dhe tregon besimin që kanë drejtuesit tek I rriu.

Juventus, nuk e konsideron ofertën e Barcelonës për yllin e saj
Juventus, nuk e konsideron ofertën e Barcelonës për yllin e saj

Lojtari, është vendosur gjithashtu dhe në lupën e klubeve angleze sa I përket një largimi të mundshëm të tij. Më herët është bërë e ditur nga njerëz që janë pranë tij se ai e konsideronte një largim nga Juventus. Por, një formë e mirë e tij në Botërorin e klubeve ka rritur më tej besimin që I ka ofruar Igor Tudor në ekip. Kështu me një rol shumë më qëndror pritet të ketë ndryshime në zgjedhjen që do të duhet të bëjë për të ardhmen e tij.

Në klub kanë ardhur shumë oferta për lojtarin, si nga bavarezët dhe Barcelona. Por, është pikërisht klubi I cili është shprehur tepër I vendosur që të mos dëgjojë asnjë ofertë e cila vjen në drejtimin e tij.