Juventus, tjetër fitore në Serinë A, mes katërshes

Juventus, tjetër fitore në Serinë A, mes katërshes

Juventus në fundjavën e kaluar e mbyll me një fitore. Përballë Monza ata arrijnë që të shkojnë me një rezultat pozitiv 2-0. Ishte pikërisht Juventus i cili arriti ta gjejë golin tepër shpejt. Ata kaluan në epërsi që prej minutës së 11 me Nico Gonzalez. Një asis i sukseshëm i Renato Veiga i cili e coi ekipin shumë më të sigurt në këtë sukses.

Dominimi i tyre në fushen e lojës ishte i dukshëm. Ata mundën që të kishin suksesi dhe te ishin shumë më prezentë në fushën e lojës. Tërësisht në favorin e tyre loja shkoi më tej me një gol të realizuar nga Ranald Kolo. Avantazh që i jep mundësi ekipi të krijojë më shumë besim në vazhdimin e ndeshjes. Kjo e con në avantazh ekipin me rezultat 2-0.

Fatkeqësisht ekipi në minutat e fundit të pjesës së parë u tkur në dhjetë lojtarë. Pozite aspak e favorshme për ta duke ditur që epërsia prej 2 golash mund të shnderohej në disfavor për ta. Kenan Yildiz u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje te papërshtatshme prej tij.

Juventus, tjetër fitore në Serinë A, mes katërshes
Juventus, tjetër fitore në Serinë A, mes katërshes

Në pjesën e dytë ekipi ishte shumë më i kujdesshëm duke qenë se dhe epërsia numerikë në fushë nuk ishte në favor. Fokus i tyre u shndërus mbrojtja, duke qenë se ishin në pozitën e tyre të favorshme të gol avantazhit.

Monza bëri të gjithë përpjekjen e saj në këtë sfidë por nuk mundi dot që të kalonte në epërsi. Vazhdimi nuk solli gol në asnjë ekip dhe as një diferencim. Juvenstus mundi që të fitojë këtë sfidë duke qëndruar në avantazhin e 3 pikeve. Kjo e vendos në vendin e katërt mes më të mirëve.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.