Juventus, zyrtarizon disa prej drejtuesve të ekipit

Juventus, zyrtarizon disa prej drejtuesve të ekipit

Lëvizjet e ekipit të Juventus për të sjellë një ekip I cili ka një stabiltet të brendshëm janë duke ndodhur. Së fundmi ata kanë konfirmuar drejtorin e përgjithshëm të ekipit. Një titull I cili do të shkojë për Damien Comollit. Ai ka marrë postin e rëndësishëm ku do të udhëheqë të gjithë ndryshimet e ekipit në këtë sezon.

Giorgio Chiellini ka marrë postin e drejtorit të strategjisë së futbollit. Një detyrë e rëndësishme e cila pritet të sjellë ndryshimet e nevojshme në ekip. Tashmë, me këto zyrtarizime ekipi është duke përgatitur grupin për eventin e Kupës së Botës për klube. Takimi I Comollit është bërë me Igor Tudor të cilit I është besuar dhe kjo detyre e rëndësishe.

Juventus, zyrtarizon disa prej drejtuesve të ekipit
Juventus, zyrtarizon disa prej drejtuesve të ekipit

Pritet që në fund të këtij kompeticioni dhe detyra e tij të përfundojë. Ekipi I cili vjen pas një periudhe të gjatë që ka pasur vështirësi. Duket se e sheh shumë më të afërt rimëkëmbjen e tyre. Kjor pritet ta shndërojë lojën në një shtysë për të sjellë rekorde më pozitive.

Sinjale pozitive të cilat vijnë prej klubit është se Tudor mund të jetë më jetgjatë në drejtimin e klubit. Pasi do të shihet se si do të jetë paraqitja e klubit në këtë kompeticion. Në rast suksesi dhe Tudor do të ketë një kontratë e cila do të vazhdojë më tej. Zonja e vjetër e sheh të arsyeshme të ketë disa përmirësime në ekip. Ndryshime që përpos frymës së re të shërbejnë dhe për të arritur suksesin e munguar të këtij sezoni.