Një ndër kalimet më të bujshme të këtij sezoni padyshim që është vendosja e Carlo Ancelottit në Brazil. Tekniku Italian i cili drejtoj që prej rikthimit të tij në 2021 duke sjellë një seri rekordesh për Madrilenët. Mirpo epoka e tij përfundoi duke marrë një tjetër hap të rëndësishëm në vendosjen e tij në Brazil. Një ndër vendimet më të rëndësishme është cilësuar dhe prej Federatës së Futbollit Brazilian duke qenë se është i pari teknik europian i cili drejton ekipin.
Mirë po FIFA nuk ka lënë pa hetuar këtë kalim duke qenë se dyshojnë për kuotën e ndërmjetësimit prej 1.2 milion eurosh. Ajo që bëhët fjalë eshtë se Diego Fernandes i cili lidhet me këtë kalim nuk ka një licensë. Ka qenë FIFA e cilq ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në këtë kalim dhe përfitimin në marveshjen e lidhur.

Ka qenë pikërisht organi drejtues i cili ka vënë në pikëpyetje rolin e tij dhe vendimarrjen në këtë transfertë të rëndësishme. Ai dyshohet se ka shkelur një prej regullave të vendosura nga organi sa i përket etikës së agjentit që ata kanë përcaktuar.
Në mungesë të një licensë Diego Fernandes ka vepruar në rolin e agjentit. Është organi i cili në cilësinë e provës ka një seri dokumetacionesh që është shoqëruar në lidhje me transferimin e kryer. Ndaj për këtë mendohet se ka nisur një hetim i cili do të sjellë një rezolutë të mëvonshme në lidhje me kalimin.