Organi ndërkombëtr që merret me rregullat e lojës së futbollit, njoftoi se do të ketë ndryshime. Risitë e ndryshme janë bërë të qarta më herët në lidhje me sportin e futbollit. Ka qenë IFAB që I ka bërë të njohura ato ndryshime që priten të fitollojnë në Kampionatin Botëror të Klubeve. Një prej ndryshimeve ka lidhje me arbitrat dhe një tjetër në lidhje me portierët.
Në risinë e parë do të bëhet një ndryshim në lidhje me rolin e arbitrit. Ai do të ketë të pranishme gjatë lojës një kamer në trup. Do të jenë zyrtarët e turneut që do të mbajnë të regjistruar një kamer në trup gjatë lojës. kjo risi do të synojë që të përmirësojë transparencën në lidhje me vendimet e arbitrave. Kjo do të synojë një lojë e cila nuk do të ketë aludime për vendimet e marra. Gjykimi në një grup profesionistësh dhe regjistrimi I saj e minimizon këtë problematikë.

Ndryshimi I radhës do të ketë të bëjë me sjelljen e portierëve. Ata do të duhet të kenë një ballafaqim të drejtë me mbajtjen e topit. Duke nisur që prej këtij eventi që do të nisë shumë shpejt, portierët do të njihen me ndryshimin. Do të kenë mundësi që të mbajnë topin vetëm për tetë sekonda për ta mbajtur atë. Kjo synon uljen e vonesave në fushën e lojës dhe një standart më I drejtë për zhvillimiet.
Në praktikë do të ndodhë një sinjalizim nga gjyqëtari për mbajtjen tetë sekonda të topit. Lajmërimi I parë do të vijë prej tij në tetë sekondat e para. Më pas ai do të jetë në djeni për tre sekondëshin e mbetur.