Kampionati shqiptar në këtë fund sezoni, sheh mundësinë e një ndryshimk. Një sezon ku u bë e dukshme vendosja e ekipeve në dy formate loje. Ishin pikëriaht katër të parat që luftojnë për vendin e tyre dhe një sfidë e cilq zhvillohet në vendet e fundit. Ecuria pak a shumë e ditur mes katërshes në këtë sezon dhe ekipeve të tjera në mbijetesën e tyre.
Shihet si një pjesë e rëndësishme e cila mund të jetë dikuese sa i përket mungesës së mbështetjes në stadium. Vendosja e tyre në një lojë pak a shumë të përcaktuar e ka zbehur interesin për lojën. Gjithnjë e më bosh janë duke u paraqitur stadiumet në sfidat e fundit. Mungesa e mbështetjes dhe e interesit ka nxitur një debat të madh në rrjtetet e ndryshme sportive. Faktor shihet dhe mungesa e rivalitetit, lojë mes ekipeve e cila bëhët pa një nxitje.
Në cdo fund bëhën propozime sa i përket hyrjes së më shumë ekipeve. Duke e bërë më kompetitiv kompeticionin kryesor dhe të ketë më shumë rritëm gjatë zhvillimit. Por, ndeshja e propozimeve me kundërshtime e bën që të jetë një propozim i kotë.

Në këtë sezon pamë që dhe në derbi dhe ndeshje të rëndësishme të kete gjithmonë e më pak mbështetje. Stadiumet janë kthyer të zbrazët pavarësisht se shpeshtia e ndeshjeve e ka bërë që të ketë më shumë argëtim në këtë sport.
Gjithësesi, mungesa e një formati më kompetitiv, mund të shihet si një problem i vazhdueshëm në të ardhmen.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.