Sulmuesi I Borussia Dortmund, Karim Adeyemi mendohet se do të ketë një transferim të rëndësishëm në Serinë A. afati kalimtar I verës mund ta vendosë lojtarin e talentuar në një tjetër hap të karrierës së tij. Mediat e ndryshme gjermane e lidhin lojtarin me një transferim të mundshëm të tij drejt Inter.
Klubi zikaltër ka hyrë në bisedime me agjentin e lojtarit për të sjellë kështu dhe nënshkrimin e tij. Sulmuesi anësor në verën e ardhshme mendohet se do të jetë pikërisht një ndër opsionet më të mira për përforcim. Kontrata e tij me skuadrën gjermane skadon në qershor të 2027, rinovimi I cili ka ngecura ka ngjallur më shumë dyshime për një transferim të lojtarit.

Bisedimet mes tij dhe klubit për një zgjatje kanë pasur pengesë klauzolën e lirimit. Kjo e ka shtyrë më tej dhe lojtarin që të konsiderojë një tjetër opsion për të ardhmen e tij. Talenti I tij I jashtëzakonshëm e ka vendosur lojtarin në një tjetër pozitë. Duke qenë se ka pasur interesim dhe nga klube të ndryshme për shërbimin e tij.
23 vejcari më herët ka qenë dhe në kontakt me Manchester United për të siguruar shërimin e tij. Forma e tij në 19 dalje ka kaluar mes tre golash dhe pesë asistime cka e bën të gjithë këtë mjaft interesante për klubet që kërkojnë këtë shërbim.
Inter nuk është I vetmi ekip I cili ka shprehur interes, duke qenë se më herët është vendosur në kontakt dhe nga disa klube të ndryshme. Juventusi, Milani, Napoli dhe Roma janë midis klubeve që kërkojnë këtë shërbim.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.