Karim Adeyemin, është duke u angazhuar në ekipin e Bungesligës me ekipin e Borussia Dortmund, një formë e mirë e sulmuesit nuk ka qëndruar pa rënë në sy dhe të disa ekipeve të Premier Ligës. Debutimi I tij I fundit ishte në përballjen që kishte Dortmund në Champions League përballë Lille, ku ishte 23 vjecari I cili me një gjuajtje në distancë shënoi për ekipin e tij dhe e coi ndeshjen në avancë. Një gol I shënuar që nuk e finalozio ndeshjen në një fitore por I jep mundësi Dortmund që të jetë I gatshëm për përballjen që do të zhvillojë në francë.
Forma e Adeyemin është vlerësuar shpesh në media të ndryshme sportive dhe në shumë forume ku e lidhin zhvillimin e karrierës të mëtejshme të tij në ekipet e ndryshme të Premier Ligës. Deri më tani dihet në mënyra komunikimi jo zyrëtare se ka një interes të lartë për sulmuesin gjerman nga ekipet e ndryshme angleze si Chelsea, Manchester United, Tottenham dhe Arsenali.
Deri më tani janë këto ekipe që dukshëm kanë shprehur pëlqimin që sulmesi të jetë pjesë e tyre dhe e shohin si një pjesë tepër të rëndësishme të ekipit, njëherësh interesi I tyre lidhet gjithashtu dhe me dëshirën që ka shprehur 23 vjecari për të qenë dhe ai pjesë e një largimi të mundshëm nga Dortmund gjatë kësaj vere. Transferta e tij pritet të jetë një mundësi për ekipin gjerman ku synojnë që të fitojnë prej largimit të një elementi të rëndësishëm të skuadrës së tyre plot 60 milion euro. Deri më tani nuk ka dicka zyrtare për lëvizjen që pritet të ndodhë gjatë verës.