Faza play off e Kategorisë së Parë do të luhet ditën e nesërme. Janë pikërisht katër ekipet e vendit të parë të cilat do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar se cila prej tyre do të triumfojë. Kategoria e Parë e mbyll kampionatin e saj me dy vendet që do të ngjiten në Abissnet Superiore. Njëherësh, dhe me dy ekipet që do të jenë pritëse të tyre në Kategorinë e Parë.
Burreli do të përballet me Pogradecin në Liri Ballabani. Sfida tjetër do të jetë ajo e Besës me Apoloninë në Niko Dovana. Ndeshje të cilat do të zhvillohen të dyja në orën 15.00. Fitues të këtyre sfidave do të ndeshen më tej në finalen e dytë e cila pritet të zhvillohet në 30 prill.
Pikërisht, ekipi që arrin të triumfojë në këto ndeshje, do të ketë një përballje me skuadrën e vendit të tetë në Abissnet Superiore. Sfidë e cila pritet të përcaktojë se cili ekip do të jetë pjesëmarrës në sezonin e ardhshëm në Superiore.

Përballë këtyre sfidave janë gjithashtu dhe dy prej tyre që do të përcaktojnë se cilat do të sigurojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë. Kukësi do të jetë përballë Orikun, ndërsa Kastrioti do të jetë përballë Luzi 2008. Përballja e tyre bëhët për të përcaktuar se cila lrej tyre do të ketë përsëri mundësinë të jetë në kategorinë e parë.
Futbolli shqiptar në këtë periudhë ka gjithmonë polemika, të cilat e shoqërojnë. Ka të bëjë me përcaktimin e një numëri më të madh ekipesh pjesëmarrëse në elitën e furbollit.