Luka Modric I ka dhënë ditën e djeshme lamtumirën e tij ekipit të Real Madrid. Koha e gjatë e tij në Los Blancos padyshim që ishte shtytja më e madhe në karrierën e tij. Korati kishte një kohë të gjatë që diskutohej sa I përket të ardhmes që do të kishte në ekipin madrilen. Ardhja e ish shokut të tij të ekipit në krye si drejtues teknik, I dha më shumë shpresë. Por, klubi veproi shumë më shpejt për të finalizuar kështu kontratën duke paralajmëruar një largim të madh nga klubi madrilen.
Edhe pse 39 vjec Real e shihet atë si një opsion të mirë në mesfushë duke besuar për një kohë të gjatë. Por, tashmë pas largimit të tij hidhen hipoteza të ndryshme sa I përket se si do të jetë e ardhmja e tij në futboll. Mendohet se MLS mund të jetë shtëpia e tij e radhës. Një ofertë e cila mund të vijë nga SHBA mund të shënojë dhe kontratën e tij të fundit në futbollin profesional.

Gjithashtu, opsion I mundur I zhvendosjes së tij mund të jetë dhe Arabia Saudite. Një ofertë prej saj mund të shënojë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke shënjuar kështu një mundësi të majme vlerësimi. Një shumë prej 50 milion euro në sezon është ajo që premtohet për Modric. Në të gjithë këtë mjegullnajë është dhe opsioni I rikthimit të tij te Dinamo. Ekipi në të cilin ai patë mundësinë eparë të lojës përpara se të zhvendosjej në Tottenham për 18 milion euro. Kjo do të shërbente dhe si një marketing tepër I mirë për ekipin e tij.