Kenan Yildiz është duke kaluar një formë mjaft të mirë me Juventus. Lojtari ka mundur të shkëlqejë në hapësirën që është ofruar për të duke kërkuar që të shndërohet në një titullar në ekip. 20 vjecari ka shprehur në fushën e lojës aftësinë e tij për t’u përshtatur. Ai mund të luajë si sulmues qëndror, meafushor ofensiv apo dhe anësor.
Fleksibiliteti i tij është shndëruar në një vlerësim jo vetëm nga Tudor por dhe klubet që janë në ndjekje të tij. Ky sezon ka nisur dhe me një formë mjaft të mirë të tij ku ka sjellë kështu mundësinë e dy golave të shënuar. Gola që janë shënuar në vetëm pesë ndeshje të luajtura, ndjekur më pas dhe nga katër asistime.
Kjo paraqitje e mirë e tij është vlerësuar njëherësh prej Arsenalit që e konaideron si afrimin e duhur për sulmin e tyre. Klubi anglez ka zhvilluar dhe bisedimet e para me Italianët por duket se afrimi i tij nuk do të jetë një objektiv kaq i thjeshtë për ta. Pasi që shihet se ata nuk mund të heqin dorë lehtësisht prej një talenti të tillë.

Zonja e vjetër e vlerëson lojtarin mes 100 milion euro deri në 120 milion. Por, qëllimi i tyre i mëtejshëm është pikërisht që të blindojnë lojtarin me një tjetër kontratë. Një kontratë e re shumë më afatgjatë që do e bëjë pjesë të tyre në vazdhim.
Edhe pse marveshja e tanishme e tyre e bën pjesë të ekipit deri në 2029. Juventus kërkon që të ndryshojë kushtet e kontratës duke sjellë një tjetër mundësi që të jetë më gjatë pjesë e lojës.



