Luis Enrique, gjeniu i cili udhëhoqi PSG drejt suksesit në Champions League në këtë sezon ka një tjetër kërkesë. Ai i është drejtuar drejtuesve të klubit ku ka kërkuar që të ketë tre emra për të përsëritur suksesin e këtij sezoni. Janë pikërisht tre përforcime që vijnë në tre reparte të ndryshme. Kjo tregon që projekti që ai ka për të ardhmen e ekipit është tejet i qartë.
Lëvizja e parë e tij pritet të jetë sigurimi i portës. Sipas tij largimi i mundshëm i Donnarummës nuk duhet ta gjejë ekipin të alarmuar. Ndaj dhe ka kërkuar që të ketë një zvendësim të tij.
Ndërkohë drejtuesit e klubit nuk kanë menduar një lëvizje të madhe në këtë sezon. Kërkesa e tyre ka qenë që të jenë të kufizuar sa i përket kalimeve duke u përpjekur që të rruajnë strukturën. Përparësi sipas tyre është që të arrijnë harmoninë në grup një aspekt që është shumë më i rëndësishëm sipas tyre. Në këtë kontekst ata kanë kërkuar që të mos ketë ndryshime drastike në klubin francez.

Enrique në një krah ka kërkuar që të ketë një përforcim tepër të nevojshëm për skuadrën e tyre. Deri më tani është konsideruar si një prurje që do të shërbejë për përforcimin e mbrojtjes. Marquinhos dhe William Pacho, me Ilya Zabarnyin janë pikërisht tre emra që mund të shërbejnë si një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes. Hakim i cili ka rolin e tij shihet si një lojtar jo i duhur me përvojën europiane për qëllimin e skuadrës.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.