Joshua Kimmich është shprehur në lidhje me ecurinë e tij në kombëtaren gjermne. Gjermania do të jetë përballë Portugalisë në një ndeshje të rëndësishme. Është pikërisht ajo e cila pritet të vëndosë për një finalist në Nations League. Kimmich I cili është 30 vjec debutoi në 2016 në një miqësore ku ishte vetëm 21 vjec. Pikërisht, kjo ishte pikënisja e karrierës së tij në ekipin kombëtar.
Tashmë, ai është atje një ndër figurat qëndrore duke dhënë shërbimin e tij për gati nëntë vite. Kapiteni I ekipit ka mundur të shënojë tetë gola. Nga ku cilësohet si një ndër lojtarët më të qëndrueshëm të ekipit. Ai është shprehur se ka qenë nder dhe vlerësim që të jetë pjesë e ekipit për kaq shumë ndeshje të zhvilluara. Përgjegjësia e tij dhe prezantimi në fushën e lojës ka qenë I njëjtë si në ndeshjen e parë ashtu dhe në të 100 që ai po luan.

Julian Nagelsmann, e ka vlerësuar më tej rolin e tij në ekip. Duke e theksuar se ai ka një rol të rëndësiëhm dhe tepër të vecantë. Shërbimi I tij është si një balancë mes lojës së lojtarëve të rrinj. Kjo ka shërbyer për të sjellë një fryë stabiliteti në ekipin kombëtar. Pesha e tij në skuadër e bën që ai të jetë I krahasueshëm me kapitenët e shkuar të kombëtares. Berti Vogts dhe Oliver Bierhoff duke qenë shtyllë e kombëtares në vijim.