Klodian Duro në krye të Lirisë së Prizrenit

Klodian Duro në krye të Lirisë së Prizrenit

Klodian Duro është një ndër emërat më të njohur në futollin shqiptar. Ai ka një karrierë të pasur në fushën e gjelbër duke pasur ndikim në futbollin e luajtur. Ish mesfushori I kombëtares shqiptare është shoqëruar shpesh me një nivel të lartë në futbollin e luajtur. Tashmë, do të jetë momenti që ai të jetë dhe drejtuesi I një klubi sportiv.

Klubi i Prizrenit, ka zgjedhur që të afrojë pranë ekipt, ish mesfushorin. Duro ka qarkulluar shpesh si emër për të marrë drejtimin e shumë prej klubeve të njohur të Superiores. Madje gjatë sezonit të fundit ai është përfolur se do të ishte drejtuesi I Vllaznisë. Pas dështimit në hapat e fundit ky lajm u bë shumë më realizt por kjo gjë nuk u realizua.

Klodian Duro në krye të Lirisë së Prizrenit
Klodian Duro në krye të Lirisë së Prizrenit

Tashmë, Duro do të jetë në krye të Lirisë së Prizrenit duke sjellë kështu të gjithë eksperiencën e tij në fushën e blertë. Një emër I madh I cili mund të sjellë ndryshimet e nevojshme në ekip. Me një karrierë të gjerë jo vetëm në klubet në shqipëri por dhe në Gjermani, Qipro, Austri dhe Turqi, ai do të krijojë një ekip synues.

Më herët ai ka pasur mundësi ta njohë kampionatin e kosovës duke qenë se ka pasur eksperienca të ndryshme në Feronikeli dhe Gjilani. Tashmë pozicionimi I tij në Liria do të jetë një objektiv ndryshe për të. Duro vjen me një imazh mjaft të qartë se cfarë do të synojë me ekipin dhe si do të realizojë këtë drejtim të rëndësishëm.