Largimi i Ancelottit duket se është i konfirmuar tashmë. Skualifikimi nga UEFA Champions League e vulosi këtë ndryshim në ekipin madrilen. Los Blancos pësuan një humbje të rëndësishme në këtë sezon. Kryesia e ekipit e ka parë si të nevojshme që për zhbllokimin e këtij ngërci të ketë një zvendësim të tillë. Janë pikërisht mediat spanjolle të cilat e kanë nxirur këtë lajm, ku presin largimin. Largim i italianit pritet të ndodhë pas sfidës në Kupën e Mbretit. Ku, Real Madrid do të ndeshet me Barcelonën në finalen e këtij kompeticioni.
Në lëvizjen e rëndësishme në Los Blancos, pritet të presë trajnerin e rri. Tashmë, mendohet se do të jetë ish trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. Bashkimi i tij me Los Blancos pritet të jetë pikërisht tani pasi shihet si i paplotëduar në Red Bull. Një bashkim i tij me ekipin e Real Madrid shihet si një opsio për ringritje të ekipit. Klauzola e tij e bashkimit pritet të jetë jo e kushtëzuar duke qenë se ai do të udhëheqë ekipin që prej Kupës së Botës për Klube.

Ish trajneri i Liverpool, pritet të vijë me një listë lojtarësh të cilët kanë qenë të preferuarit e tij. Ai pritet të shfrytëzojë dhe pjesën që ka njohjet për të kryer kalimet. Trent Alexander-Arnold, pritet të jetë një prej emërave që mund të bashkohen me ekipin në rast nënshkrimi. Ai nuk ka nënshkruar më të kuqtë, ku pritet të largohet si lojtar i lirë. Listës i shtohet gjithashtu dhe Ibrahima Konate. Ndryshimet në ekip pritet të shoqërohen me lalimin e Klopp në Real Madrid.