Klube të ndryshme dëshirojnë shërbimin e Olises të Bayer

Klube të ndryshme dëshirojnë shërbimin e Olises të Bayer

Michael Olise është shndëruar në një prej lojtarëve më të mirë në Bayern Munich. Drejtuesit e klubit janë po ashtu mjaftueshëm të kënaqur me shërbimin e tij. Qëndrimi I tij në klubin gjerman është lidhur me një kontratë e cila është e vlefshme deri në 2029. 23 vjecari me formën e tij ka bërë të mundur tërheqjen e vëmëndjes për shumë klube të ndryshme europiane. Vlera e tij në treg mund të shkojë deri në 150 milion euro, por kjo nuk ka stepur aspak klubet.

Olise në sezonin e shkuar ka qenë një ndër lojtarët që ka dhënë kontributin e tij në disa fitore të rëndësishme për Bayern. Në 12 ndeshjet e para ai ka dëshmuar një formë mjaft të mirë. Lojtari ka mundur të jetë shënues I shtatë golave. Kjo e shndëron lojtarin në një figurë të rëndësishme për klubin gjerman. Kompany e ka vendosur atë si nëj talent të pazvendësueshëm ku mendohet se nuk do të jetë aspak e lehtë shitja e tij.

Klube të ndryshme dëshirojnë shërbimin e Olises të Bayer
Klube të ndryshme dëshirojnë shërbimin e Olises të Bayer

Edhe pse është cilësuar nga shumë klube si një lojtar tërehqës, largimi I tij nga Bundesliga shihet si një mission tepër I vështirë. Liverpool është një prej ekipeve I cili e ka vendosur në shenjestër lojtarin dhe shihet si pretendet në vendosjen e tij. Por, nuk mbetet të jetë I vetmi ekip që është I interesuar. Real Madrid, Manchester City janë duke monitoruar situatën e mundshme nëse do të jetë e afërt mundësia e një afrimi në klubet e tyre. Ende nuk ka një hap zyrtar dhe nëse do të mund të realizohet këtë dimër.