Klubet e ndryshme kërkesë të hapur ndaj FIFA-s

Klubet kërkesë të hapur ndaj FIFA-s

Së fundmi është bërë e ditur një kërkesë e cila ka mbritur prej klubeve të ndryshme, edicioni I suksesshëm I Kupës së Botës për Klube ishte shtysa. Tashmë, ata kanë bërë publike kërkesën e drejtuar autoritetit organizues që do të dëshironin kështu një zhvillim shumë më të shpeshtë. Në këtë kërkesë janë përshirë disa prej klubeve më të mëdha në botë një ndër to dhe Real Madrid. Kërkesa e vetme e tyre është që të ndryshojë formati I këtij kompeticioni.

Kompeticioni I cili që prej krijimit të tij është zhvilluar në një hark kohor cdo katër vjet. Tashmë, klubet janë duke kërkuar që të jetë më I shpejtë ku kanë kërkuar që të ketë një organizim të tij cdo dy vite. Mesa duket qëllimi I tyre është I qartë, klubet kërkojnë më shumë të ardhura. Edhe pse deri më tani nuk është bërë një kërkesë zyrtare. Klubet janë duke e iniciuar një kërkesë të tillë për ta bërë më të mundur një zhvillim.

Klubet kërkesë të hapur ndaj FIFA-s
Klubet kërkesë të hapur ndaj FIFA-s

Por, nuk do të jetë nga ato kërkesa që FIFA mund ta presë me duar hapur. Është pikërisht një përgjigje e cila do të varet prej financave që organizatorët I konisderojnë kyce. Në një argumentim mund të shihet e mundur dhe baza logjistike që një zhvillim të tillë cdo dy vite mund ta bënte shumë më të vështirë. Deri më tani në zhvillimin e fundit ky kompeticion ndau më shumë se 1 miliard euro për të gjitha klubet pjesëmarrëse. Ndaj dhe synojnë që të sjellin një calendar shumë më të ngjeshur sportive me zhvillimin e këtij kompeticioni në një hark kohor cdo dy vite.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.