Shorteu I hedhur në Zvicër për të njohur dyshet e para të kompeticioneve të UEFA-s kanë sjellë kështu dhe për klubet shqiptare të njihen me kundërshtarin. Janë pikërisht Partizani, Vllaznia dhe Dinamo City. Tre skuadrat që në këtë kompeticion arritën të siguronin një pozitë mjaft të favorshme për këtë kompeticion.
Dinamo City arriti të riktheheshe në Kupën e Shqipërisë duke e fituar atë. Sukses I cili erdhi fill pas më shumë se dy dekadash. Kjo I rezervoi ekipit mundësinë që të përfaqësoheshin në Konferencë Ligë. Por, mesa duket fati e ka ndjeur më tej ekipin e kryeqytetit. Kundërshtari I tyre në këtë fazë do të ishte klubi irlandez Drogheda United. Por, për shkak se nuk kishte të mundur pjesëmarrjen në këtë kompeticion. E vendos kështu Dinamo të nisë rrugëtimin e saj nga raundi I dytë.

Partizani I cili arriti të sigurojë triumfin në Sueriore këtë sezon, do të jetë përballë Nomme Kalju të Estonisë. Ndeshje e cila do të jetë e vlefshme për kualifikueset e Champions League. Ndryshimet në ekip dhe objektiv I tyre pritet të jetë kualifikimi dhe kalimi me sukses I kësaj sfide. Vllaznnia do të ketë mundësi që të sfidohet në Europa League. Ekipi kundërshtar do të jetë Daugavpils nga Letonia.
Tashmë, pasi janë njohur me kundërshtarët ata do të jenë të gatshëm në fazën stërvitore të jenë shumë më të gatshëm për të vazhduar procesin e stërvitjes. Ekipet do të kenë mundësinë që të shkojnë drejt një hapi të sukseshëm. Edhe pse më herët nuk kanë mundur ta dëshmojnë këtë sukses.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.