Al Hilal, ka ndërmarë një udhëtim drejt Italisë për një kërkesë të vecantë. Drejtues të ekipit arab kanë shkuar për të bërë një kërkesë ndaj Inzaghi dhe Nicolo Barella. Suksesi I tyre në UEFA Champions League padyshim që nuk kishte si të kalonte ndryshe. Inter arriti që të kalojë në fazën gjysmëfinale pas një suksesi të padiskutueshëm me Bayern Munich. Ekipi I Serisë A në këtë sezon ka treguar një lojë tërësisht grupi dhe luftarake. Padyshim, që meritë në këtë ecuri ka dhe drejtuesi teknik I tyre Simone Inzaghi.
Kanë qenë pikërisht gazetat e ndryshme italiane që e kanë nisur ditën e sotme me këtë lajm. Janë pikërisht drejtuesit e klubit të njohur në Arabinë Saudite që kërkojnë të kenë në mesin e tyre drejtuesin italian. Një kalim I cili për ta nuk konsiston në I vetëmi, duke qenë se janë të interesuar gjithashtu dhe për sulmuesin e ekipit italian. Nicolo Barella, mendohet se është në listën e tyre për një transferim në arabinë saudite.

Jorge Jesus,është drejtuesi aktual I tyre dhe Inzaghi shihet si një zvendësim I duhur I tij. Klauzola e kontratës përmban një pagesë e cila është rreth 20 milion euro në vit. Shumë kjo mjaft e fryrë në krahasim me pagesën e tij në ekipin zikaltër. Megjithatë, një ofertë tepër e bujshme pritet të mos jetë pengesë. Italianët besojnë se Inzagi do të qëndrojë te Inter dhe për një sezon. Rikonfirmimi ende nuk është bërë por në qoftë se ndodh me shtatë milion euro në vit, ai shndërohet ndër më të paguarit në Serinë A. Qëndrimi I tij ende nuk dihet duke qenë shumë lëvizje kanë ndodhur drejt Arabisë Saudite.