Sot, është zhvilluar seanca e dytë stërvitore për ekipin e kosëovës. Në Kampin Nacional në Hajvalin ata janë duke zhvilluar seancat stërvitore. Ekipi është përpara dy prej sfidave të rëndësihme që do të zhvillohen javën e ardhshme. Janë pikërisht dy ndeshje miqësore që ata do të zhvillojnë ndaj Armenisë dhe Komoreve.
Gjatë seancës së sotme është vënë re se ka patur dy mungesa të rëndësishme. Ka qenë pikërisht mungesa në fushën stërvitore e Ismajl Beka dhe portierit të ekipit Amir Saipi. Beka më herët ka pësuar një dëmtim të lehtë në seancën e parë stërvitore që zhvilloi me ekipin kombëtar. Ndërsa Saipi ka munguar në fushën stërvitore për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Beka ka mundur të zhvillojë seancën I distancuar prej grupit. Rekomandimi I stafit mejkësor ka qenë që ai të punojë individualisht duke u pozicionuar larg grumbullimit. Gjatë këtyre seancave është punuar shumë dhe me aspektin psikologjik. Janë pikërisht disa pjesë që konsiderohen tepër të rëndësishme për të sjellë sukses në dy ndeshjet që do të zhvillojë ekipi kombëtar.
Në arenën stërvitore është parë gjithashtu dhe Agim Ademi, Presidenti I Federatës. Ata kërkojnë prej ekipit që në këto dy ndeshje të bëjnë maksimumin. Kjo vjen pikërisht pas suksesit që pati kombëtarja në grumbullimin e saj të fundit. Ku ata mundën që të arrinin një sukses në Ligën e Kombeve. Ecuri e mirë e cila shihet si objektiv dhe për këto ndeshje duke mundësuar një sfidë e cila do të jetë në favorin e tyre.