Drejtuesit e kombëtares dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që ekipi të mbrijë në Angli një ditë më parë me qëllim që të jetë I gatshëm fizikisht pa lodhje dhe të ketë mundësinë e zhvillimit të një faze stërvitore atje. Ndeshja do të zhvillohet në Wembley të premte data 21 mars, një përballje e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Mbritja e tyre në Londër I vendos ata në mundësinë për të zhvilluar fazën e parë stërvitore atje e cila pritet të jetë në orën 19.00, një seancë e cila do të shuajë shumë dyshime në ldihje me angazhimet e lojtarëve të cilët do të jenë të mundur për të zhvilluar lojën ndaj Anglisë, duke qenë se deri më tani ka aludime të ndryshme sa I përket gjendjes shëndetësore të shumë prej të pranishëmëve në grumbullimin e Silvinios.
Është Armando Broja një ndër më të përfolurit duke qenë se ai debuton për ekipin e Everon në Angli nëse do të jetë I pranishëm apo jo në fushën e lojës duke qenë se vjen pas një dëmtmi I cili e ndëshkoi në një pjesë të mirë të sezonit në Premier Ligë. Gjithashtu reparti I mbrojtjes I cili është më I përfoluri deri më tani ku shihet një rivalitet në përballjen mes Ajetit dhe Kumbullës, më shumë dyshime në lidhje me angazhimet e tyre do të shuhen në konferencën për shtyp që do të mbajë ekipi ku bën të qartë angazhimet dhe mund të krijojë një qartësi për kampion e tifozëve se si paraqitet gjendja e lojtarëve.