Grumbullimi zyrtar ka nisur për kombëtaren shqiptare e cila ka sfidën e saj të radhës në shtatë qershor. Lojë e cila pritet të zhvillohet për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026. Ata do të presin Serbinë në shtëpi në një lojë tepër të rëndësishme për këto kualifikuese.
Arena Kombëtare do të shndërohet në arenën ku ata do të shpresojnë për suksesin e sezonit të tyre. Fatmirësisht një ndeshje në shtëpi e gjen ekipin shumë më besim plotë, sidomos në një ndeshje me serbinë. Por, ajo që mund ta stepë sado pak është dhe mungesa e atmosferës e cila pritet të mos jetë elektrizuese në Arenën Kombëtare.
Vendimi për një dënim, mbështetur dhe me masat e Federatës Shqiptare të Futbollit mund t’I gjejë ata në vështirësi. Gjithësesi, Silvinjo në grumbullimin e tij pritet që të marrë lojtarët e përshtatshëm për këtë sfidë.

Grumbullimi zyrtar ende nuk ka nisur, ai do të nisë prej 26 majit. Por, më pas do të kemi mundësi që të njihemi dhe me zgjedhjet që ka bërë drejtuesi. Faza e tyre përgatitore pritet të kalojë në Durrës, duke qenë se Shëtpia e Futbollit është në dispozicion të Europianit U 17 që është duke u zhvilluar. Kështu që deri në 31 maj destinacioni I tyre pritet të jetë durrësi për të kaluar fazë e parë stërvitore.
Ekipi në këto ndeshje të dyta vjen pas një fitore në shtëpi dhe një humbje me anglinë. Rikthimi, mund të ndryshojë gjendjen e tyre aktuale duke synuar që të bëjnë një hap shumë më të madh në kto eleminatore.