Vincent Kompany trajneri I Bayern Munich ka folur për ndeshjen e sotme në Champions League. Përballja e tyre e parë në gjermani nuk shkoi si duhej. Bayern Munich përballë Inter humbi me një rezultat 2-1. Kjo I bën që italianët të shihen si favoritë në këtë ndeshje. Sfida e sotme do I vendosë sërisht përballë ekipet për të synuar gjysmëfinalen. Tashmë, një sfidë e cila do të zhvillohet në fushën e Inter shihet si më e favorshme për suksesin e tyre.
Trajneri gjerman theksoi në deklaratën e tij se është shumë e nevojshme që ata të ushtrojnë presionin e duhur në këtë sfidë. Gjithashtu, mbrojtja do të duhet të jetë e nevojshme për të arritur suksesin. Kompany cilësoi se është një sfidë e cila nuk varet as nga minutat e para as nga pjesët. Loja mund të ketë zhvillime më shumë se 90 minuta. Ndaj për këtë ekipi do të duhet të jetë I përgatitur për të pasur rritimin e njëjtë në fushën e lojës.

Vlerësimi I tij erdhi për të dy kampet, duke vlerësuar kështu dhe skuadrën italiane sa I përket përbërjes. Në të dy ekipet shtoi ai se ka lojtarë që luajnë për kombëtaret e tyre duke e ditur shumë mirë se si trajtohet një ndeshje e kësaj rëndësie. Bayern presingun do të duhet ta ketë të kontrolluar për të maksimizuar atë në fushën e lojës.
Nuk e ndal asgjë Bayern për të mundur këtë kualifikim fitorja e italianëve në fushë të huaj e rriti presionin. Por, të dy ekipet shihen me shanse të barabarta për të pasur mundësi kualifikimi në këtë sezon. Pavarësisht, rezultatit në avantazh që është Inter, ku diferencën e bën vetëm një gol.