Real Madrid që ka kërkuar prej kohësh shërbimin e Ibrahima Konaten nuk pritet ta ketë shumë të thjeshtë. Liverpool i cili nuk ka mundur të rinovojë kontratën me lojtarin dhe pse me një vit qëndrimin e tij ka zgjedhur të japë një cmim. Ka pasur kërkesa të larta për shërbimin e tij dhe kjo e ka vendosur ekipin përballë zgjedhjes së një cmimi. Klubi madrilen i cili shpresonte të fitonte shërbimin e tij falas tashmë nuk do e ketë atë mundësi.
Pasi ata sollën në ekip një tjetër yll të Liverpool duket se nuk do të jetë e thjeshtë afrimi i një tjetër lojtari. Pavarësisht se sfida e fundit në Kupën e Botës për Klube vurri në dukje disa mangësi të skuadrës tashmë do të ketë një tjetër mundësi për afrim.

Alonso ka përcaktuar se ajo që kërkon ndryshim është prapavija dhe kërkon me nglum që të ketë afrimin e duhur. Qëndërmbrojtësi i rri me një energji të re re dhe më shumë siguri në mbrojtje është pikërisht ajo që është duke u kërkuar.
Konate është cilësuar si një ndër të duhurit për të realizuar këtë afrim. Francezi ka shërbyer si një shtyllë e rëndësishme në Liverpool dhe tashmë mund të japë kontribut në Los Blancos. Liverpool tashmë ka vendosur një cmim për të, 50 milion euro kërkohet për shërbimin e futbollistit. Shumë e cila është shumë larg ofertës së parë që ka bërë klubi madrilen. Ata sollën fillimisht një ofertë prej 25 milion euro për shërbimin e tij. Diferencë e cila mund të ndikojë në negociata
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.