Konate, emëri që Alonso është duke vlerësuar

Konate, emëri që Alonso është duke vlerësuar

Reflektimi ndaj humbjes së madhe në Botërorin e Klubeve e ka vendosur Alonso të përgjegjshëm për ndryshimet që do të duhet të sjellë në skuadër. Është konsideruar e rëndësishme që në ekip të ketë ndryshime dhe përmirsime që pritet të sjellin një formë më të qëndrueshme.

Ajo që është ditkuar, janë lojtarët që gabuan në ndeshje. Antonio Rudiger dhe Raul Asenico krijuan një situatë aspak të qartë në ekip duke bërë disa gabime të rëndësishme. Me një ekip si Real që aktualisht ka pesë qendërmbrojtës. Por, sërisht është në kërkimin e saj të radhës së një mbrojtje e cila do të jetë më e qëndrueshme.

Ibrahima Konate është një emër i cili është konsideruar si një afrim që pritet të sjellë ndryshime në ekip. Mungesa e një kontrate të tij me Liverpool e vendos lojtarin në pozitë për të kërkuar një transferim të mundshëm të tij në skuadër. Por, tashmë Liverpool që është ndërgjegjësuar pas një largimi si futbollist i lirë kërkon që ta shesë lojtarin.

Konate, emëri që Alonso është duke vlerësuar
Konate, emëri që Alonso është duke vlerësuar

Perez në krahun tjetër është duke e konsideruar se afrimi i tij do të duhet të jetë si lojtar i lirë. Periudha e pritjes prej një viti mund të sjellë një reduktim të shpenzimeve të tij. Ndërkohë një tjetër skenar është duke ndodhur.

Nëse ata arrijnë të shesin një prej lojtarëve do të kenë mundësi që të ofrojnë një ofertë për Konaten. Gjatë transferimeve në këtë verë, Real do të jetë i gatshëm që të ofrojë 20 drri në 25 milion euro për shërbimin e tij.