Tashmë, është e qartë se lëvizja e Ancelottit do të ndodhë. Bëhët fjalë për transferimin e tij nga klubi madrilen. Situata u bë shumë më e qartë pas humbjes në Kupën e Mbretit në fundjavë. Përballja me Barcelonën në këtë sfidë nuk shkoi si duhet. Vazhda e dështimeve të ekipit madrilen ishte pas humbjes sa tyre në Champions. Kjo sjell që rrugëtimi i italianit në drejtimin e këtij klubi është drejt fundit.
Më e qartë është dhe e ardhmja e tij tashmëz e sigurt që transferimi i tij do të jetë drejt Brazilit. Federata e Futbollit Brazilian ka qenë ajo që ka shprehur dëshirën që në krye të ekipit të jetë i vendosur italiani. I pëlqyer për stilin e lojës dhe rekordet që ka ai në drjetimin e klubeve të ndryshme në europë.
Janë pikërisht mediat që e bëjnë më të qartë këtë transferim. Më herët mëndohej se afati përfundimtar i tij me Real Madrid do të ishte ndeshja e Kupës së Mbretit. Por tani, bëhet e ditur se largimj i tij do të ndodhë pikërisht në fund të La Ligës. Reali atje është duke ndjekur Barcelonën e cila kryeson me katër pikë përpara.

Transferta e tij drejt Brazilit pritet që të jetë e rëndësishme për udhëheqjen e ekipit kombëtar në Kupën e Botës 2026. Marveshja është konfirmuar tashmë dhe pritet të ndodhë në qershor momenti ku ai merr drejtimin e ekipit. Me transferimin e tij atje pritet të ketë përsëri lojtarë si Vinicius, Rodrygo dhe Endrick. Kalimi i tij në këtë kombëtare e bën shumë më të paqartë të ardhmen e ekipit të Real se kë do të ketë në krye.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.