Kevin De Bruyne ka mundur të nënshkruajë kontratën e tij me Napolin. 33 vjecari i cili u largua si lojtar i lirë nga Manchester City në këtë sezon. Mesfushori ka pastur mjaft kërkesa prej kampionateve të ndryshme por mesa duket qëndrimi i tij do të jetë me Napolin.
Zgjedhja e tij ka qenë që të jete ende e futbollit europian dhe pse ka pasur interes të shumtë prej klubeve të ndryshme. MLS mund të ishte shtëpia e tin e re. Por, dhe adabia saudite ka shprehur interesim për të. Zgjedhja e tij është që për shkak të moshës së re ka ende për të dhënë. Ai do të jetë pjesë e Napolit.
Janë mediat italiane që sjellin në fokus transferimin e tij. Ai do të jetë pjesë e ekipit me një kontratë e cila do të jetë 2+1. Kjo tregon për një projekt afatgjatë që është duke projektuar ekipi. Sa i përket pagës ai do të ketë mundësi që të përfirojë atje plot 5 milion euro në sezon.

Testet mjekësore pritet të kryen të martën dhe më pas ai do të finalizojë qëndrimin e tij në ekipin e Serisë A. Napoli ka bërë një ndër përforcimet më të rëndësishme në këtë sezon. Pasi që do të jetë një prurje e rëndësishme për rrugëtimin e tyre në Champions League.
De Bruyne më herët është bashkuar me City në verën e 2015 me një shumë transferimi prej 74 milion euro. Transferim i cili ishte prej Ëolfsburg. Në sezonin e tij të fundit ai arriti të shënojë gjashtë gola dhe të ketë një pjesë të rëndësishme në ekip.