Një ndër temat më të përfolura padiskutim është dhe qëndrimi I Lamine Yamal në Bareclona. Kontrata e tij me ekipin që e vendos atë në katalanasit për një sezon tjetër, e vlefshme deri në 2031. Ndër të tjera ai ka përfituar një pagë e cila është rreth 15 milion euro fitim vjetor. Shumë më shumë nga cështë duke fituar aktualisht. Fitimi I tij do të ketë dhe një seri bonusesh që shtyhen në bazë të trofeve që ai do të jetë në gjendje të fitojë.
Yamal ka shprehur dëshirën që të jetë pikërisht ai që të marrë përsipër gjuajtjen e penalltive dhe të goditjeve të lira. Një kusht I cili është vendosur në kontratë sa I përket sezonit të ardhshëm në Barcelona. Kërkesë e cila është drejtuar ndaj klubit. Flick mund ta vlerësojë këtë fakt duke qenë se gjuajtjet e tij me të majtën mund të jenë një suprizë e vërtetë.

Gjithashtu, shihet si një mundësi shfrytëzimi për goditjet e lira të cilat mund të ndryshojnë shpesh herë dhe rrjedhën e lojës në disa ngjarje. Janë pikërisht penalltitë dhe goditjet e lira të cilat gjatë këtij sezoni kemi parë të angazhuar me këto Raphinha.
Ambicia e tij për të bërë më shuëm dhe vetbesimi I treguar janë pikërisht hallka të cilat janë vlerësuar prej drejtuesve. Ata e shohin si një mundësi që ai të rritet më shumë në ekip. Pavarësisht moshës së re në këtë sezon ai shërbeu si një lojtar kyc dhe tepër I rëndësishëm në të gjitha detyrat që ndërmori.