Korcarët rikthehet te fitorja, dyshime për sfidën

Korcarët rikthehet te fitorja, dyshime për sfidën

Një ndeshje tepër e pritur kjo mes Skënderbeut dhe Dinamos. Ishte pikërisht ekipi korcar që I dha mundësinë Dinamos të jetë pjesë e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje e cila u ndoq me tepër aludime në lidhje me mos angazhimin serioz të Skënderbeut. Tashmë, një nder I bërë do të duhet të kthehet prej Dinamos, e cila është duke udhëhequr në vendin e dytë të tabelës.

Një sfidë e cila përfundoi në favorin e korcarëve e fituar 4-1. Aludimet janë se është një neglizhim I Dinamos, por asgjë e vërtetuar. Korcarët shijojnë fitoren dhe vendin e tetë të tabelës. Ende do të ketë shumë më shumë punë për ta të rikthehen në Superiore këtë kampionat.

Një sfidë e cila nisi me një gol nga Qardaku, ku e con ekipin mik në avantazh. Epërsi kjo që Dinamo mundi ta rruajë gjatë gjithë pjesës së parë. Rikthimi në fushën e lojës pas dhjetë minutash nga pjesa e dytë, mundësoi një shënim prej Korcarëve. Shifër barazimi që sjell më shumë besim për ekipin.

Korcarët rikthehet te fitorja, dyshime për sfidën
Korcarët rikthehet te fitorja, dyshime për sfidën

Ishte Nasr I cili realizon golin e avantazhit në minutën e 62. Nuk zgjati më shumë se shtatë minuta dhe përsëri Nasr sjell një gol të radhës. Intensiteti I lojës ishte shumë më I lartë me një Skënderbe I cili favorizohet nga avatazhi për të kërkuar më shumë. Dinamo dhe pse në tentativa të nryshme nuk mund të realizojë një gol. Sfida nuk mbyllet ende, ishte një tripletë e Nasr I cili bën të mundur realizimin e një tjetër goli në minutën e 82.

Tashmë, rikthimi I skënderbeut është shpresë për të qëndruar në këtë kampionat pavarësisht vështirësve të ndryshme të hasura.