Kosova mesa sa duket nën udhëheqjen e Fodës ka një ringreitje të plotë të ekipit të saj. Në përballjen e fundit miqësore të zhvilluar ndaj Komorres, ata mund të siguronin një fitore e cila ishte 4-2. Ishin ata të cilët që prej fillimit të lojës ishin mjaft dominues në fushë, duke u përojekur të ruanin qarkullimin e topit dhe të siguronin dhe një rast për të shënuar.
Por, me vetëm një dalje të suksesheme miqtë arritën ta shfrytëzonin duke e cuar në epërsi skuadrën e tyre. Pikërisht në minutën e 12 me anë të Said Bakarit I cili arriti të hapë këtë sfidë me një gol me kokë. Mirëpo dhe realgimi I kosovës nuk është se vonoi. Pas vetëm shtatë minutash lojë ata mundën që ta barazonin rezultatin.

Ishte Albion Rahmani I cili në minutën e 19 realizoi për të barazuar shifrat. Por, mesa duket ishte vetëm një shtysë për Rahmanin I cili kërkoi gol përsëri. Në minutën e 59 ai arrin përsëri të shënojë duke e cuar në epërsi ekipin e tij. Një gol që I dha shanse për më shumë besim në suksesin e kësaj ndeshje miqësore.
Sulmuesi nuk u ndal me aq, ai shënoi përsëri një gol të rëndësishëm për ekipin e tij, duke e cuar sfidën në 3-1. Në miutën e 78 Rahmani arrin të gjeë përsëri portën. Miqtë gjetën mundësi që të shfrytëzonin euforinë e vendasve për të shënuar duke e cuar sfidën në 3-2. Fisnik Asllani ishte ai I cili mund të shënojë duke e vendosur rezultatin final të saj në 4-2.