Graham Potter I cili është dhe ish trajneri I Chelsea, ka pranuar publikisht se do të ishte I gatshëm të vendosej në krye të Suedisë. Kombëtarja Suedeze duket se ka humbur drejtimin e saj në këtë zhvillim ndeshjesh. Ekipi I cili u përball me një seri humbjesh në ndeshjet e tyre eleminatore do të jetë në kërkim të më shumë shprese. Kosova ishte ndëshkuesja e fundit e tyre cka shkaktoi dhe një turbullim mjaft të madhe në ekip.
Jon Dahl Tomasson, I cili nuk e pranoi dorëheqjen e tij pas një serie humbjesh u vendos nën presionin e një largimi. Kështu ishin drejtuesit që zgjodhën ta vendosin jashtë ekipi duke kërkuar kështu një frymë të re në ekip. Dhe pse shpresat shihet se janë venitur për arsye se kundërshtarët e tyre në këtë grup kanë bërë hapa galopantë.

Një lëvizje është konsideruar në këtë kohë sa I përket një afrimi të rëndësishëm. Graham Potter ka shprehur dëshirën e tij për vendosje në ekipin kombëtar. Ai është shprehur I gatshëm për të marrë më tej drejtimin dhe të vendoset në ekip. Pavarësisht, se deri më tani asgjë nuk është konfirmuar prej drejtuesëve. Të cilët janë të gatshëm që të zgjidhin sa më shpejt ngërcin e krijuar.
50 vjecari ka një përvojë të gjatë në drejtimin e klube të ndryshme sportive, cka e bën të favorshëm për të marrë dhe drejtimin e ekipit kombëtar. Sëansea, Brighton, Chelsea dhe Ëest Ham janë disa prej klubeve të ndryshme që ai ka qenë në krye.



