Kombëtarja e Kosovës ka mundur të fitojë në përballjen e saj me Islandën me një rezultat të përgjithshëm 5-2. Në një lojë tepër dominuese ata kanë mundur të kualifikohen, një sukses ky I kombëtares së Kosovës ku këtë rrugëtim e ka nisur para tetë vitesh në Ligën D dhe tashmë kanë mundësinë që të ngjiten më tej.
Një lojë e cila në ndeshjen e parë ekipi kombëtar tregoi disa pasiguri në shtëpi por arritën që të ishin fitues, ndërsa në ndeshjen e djeshme ata treguan më tëj të gjithë forcën dhe dominimin e plotë të lojës. Sfidë e cila u hap me një gol të vendasve në minutën e 2, cka tregoi se mund të kishte një përmbysje, por formacioni Fodës nuk arriti të presë shumë dhe të kaloj sfidën në një barazim në minutën e 35 me Muriqin. Nuk vonoi shumë dhe më mbylje të pjesës së paraë një asis I Rashicës I mundësoi Muriqit që të cojë lojën në avantazhin e tyre.

Pjesa e dytë pritetj të ishte më e qtë për shkak se ekipi tashmë e kishte siguruar kualifikimin por Kosova tentoi sërisht dhe vazhdoi të ushtrojë presion ndaj kundërshtarit, një gol në minutën e 79 e bën të mundur vulsojen e kësaj sfide. Tripleta e Muriqit dhuron kualifikimin në Ligën B.
Tashmë në këtë Ligë ka një nivel vështirëse më ndryshe duke qenë se është përballë ekipeve të cilat janë më më shumë përvojë dhe histori mundësitë e saj të përballjes janë në bazë të tre vazove të përzgjedhjes ku do të duhet të ndeshet mes: Skoci, Hungari, Poloni dhe Izrael. Në përzgjedhjen e dytë ka shanse mes Zvicrës, Austrisë dhe Ukrainës, ndërsa në të tretën mes Sllovenisë, Gjeorgjisë, Irlandës dhe Rumanisë.