Jules Kounde është duke u rikthyer si një opsion përforcimi për mbrojtjen e skuadrës angleze. Është Liverpool I cili e ka konsideruar si një ndër opsionet që do të duhet të kërkojnë për përforcim në repartin defensiv. Nuk dihet ende nëse është në kuadër të spekulimeve apo realizimit të një afrimi të mundshëm. Më herët në meda ka qenë një tjetër lajm sa I përket shumës prej 80 milion euro që klubi ka ofruar në këmbim të shërbimit.
Barcelona ka siguruar shërbimin e mbrojtësit me një kontratë deri në 2030, pavarësisht se emir I tij ka qenë gjithnjë I cekur ne mediat e ndryshme angleze. Që prej transferimit të tij gjatë 2022, ai ka qenë ndër më të preferuarit për të përforcuar ekipin e kuq. Gjatë periudhave të ndryshme emri I tij është lidhur me një përforcim të mundshëm.

Mesa duket janë hapat e parë që ekipi anglez është duke bërë për të sjellë një mbrojtje e cila është më e qëndrueshme. Ibrahima Konate dhe Virgil Van Dijk duket se nuk e kanë të sigurt qëndrimin e mëtejshëm në ekip. Ndaj dhe oferta e tyre për afrimin e francezit mendohet se do të jetë bindëse prej 80 milion euro.
Pikërisht një prej mbrojtësve I cili ka marrë mjaft vlerësime sa I përket formës së tij krejt natyre në këtë pozitë. Por, pavarësisht kërkesës nuk pritet të jetë një opsion lehtësisht I mundur për afrim duke qenë se Flick e ka një opsion tepër të rëndësishëm për lojën e tyre.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.