Në fitoren në përballjen mes Inter dhe Lacio, në Kupën e Italisë Asllani ishte titullar ku Inter triumfoj me një rezultat 2-0, kështu ata bënë të mundur vazhdimësinë më tej në fazën gjysmëfinale e cila pritet të jetë shumë më interesante me ekipin që I kanë rivalizuar gjatë gjithë kohës Milan.
Pavarësisht formës së mirë që ka mundur të tregojë Asllani në këtë përballje, shqiptari ka marrë dhe një lajm që nuk është aspak I mirë, mos angazhimi I tij në këtë sfidë. Pavarësisht se ishte dicka që pritej duke qenë se ai morri një karton të verdhë në ndeshjen në të cilën u angazhua. Një faul në pjesën e parë të takimit solli ndëshkimin me karton, cka e le atë jashtë në këtë sfidë interesante dhe të rëndësishme për Interin.
Fakti, që ai plotësoi numërin e kartonëve të verdhë në Kupë do e bëjë të sigurt mungesën e tij në takimin e radhës në këtë turne. Asllani do të jetë I mundur që të angazhohet në ndeshjen e kthimit, dhe pse kjo është e pamundur për të. Ndeshja e ardhshme pas kësaj në Kupën e Italisë është një biletë për finale, cka nënkupton se një fitore këtu I jep mundësinë zikaltërve që të përfaqësojnë në finale. Një zpërballje tepër e rëndësishme për ta që gjenden në këtë sfidë dhe kanë një mundësi për të shkuar në finale. Asllani, së fundmi ka bërë dhe performimin e tij si titullar në Serinë A, cka la një përshtypje të mirë dhe në trajneri duke e zvendësuar 55 minuta pas nisjes së lojës, një zvendësim që morri shumë komente pas këtij vendimi.