Inter vjen me një fitore me Genoa, duke marrë kreun e Serisë A. nën drejtimin e Inzaghi ata fituan 1-0 me një gol të shënuar prej Martinez. Një përballje e cila pritej shumë më e lehtë por që në fushë nuk rezultoi aspak ashtu, duke qenë se goli erdhi me shumë vështirësi dhe ishte I vetëm në të gjithë sfidën. Në këtë ndeshje prej fillimit të saj luajti dhe ylli shqipëtar Kristian Asllani, I cili luajti deri në minutën e 65 dhe më pas u zvendësua prej Calhanoglu I cili ishte dhe ai që bëri asisin për Martinez për të zhbllokuar shifrat.
Një moment gjatë lojës I cili ka marrë shumë komente nga tifozët dhe ndjekësit e ndeshjes, ishte kur jatë ndeshjes kamera kishte në fokusin e saj Asllanin dhe Barelan. Të dy lojtarët ishin duke qëndruar të ulur dhe Barela po drejtonte disa fjalë drejt Asllanit, një moment I cili ishte pikërisht disa minuta para se të niste pjesa e dytë e takimit. Asllani I pyetur pas ndeshjes u shpreh se merr këshilla dhe vlerëson cdo koment që bëhet në drejtimin e tij prej skuadrës duke vecuar yje që ka mundësinë të ndajë fushën me ta dhe të jetë pjesë e të njëjtit ekip. Një nisje aksioni dhe një pas I duhur ishin këshillat që Barela kishte ndarë me mesfushorin shqiptëra.
Duke mbajtur një peshë shumë të madhe në këtë takim, ai morri nota të ndryshm vlerësimi nga mediat sportive në vend, shumë prej tyre e cilësonin rolin e mesfushorit dhe performancën e tij të mirë në fushë, ndërsa disa prej tyre të dobët, kjo marrë shkak prej disa gabimeve të bërë në një ndeshje paraardhëse përballë Juventus. Por, angazhimi dhe zgjedhja e Inzaghi që mesfushori shqipëtar të angazhohet që prej minutës së parë në ndeshje me Genoa tregon që Asllani ka qenë në një formë të pëlqyer prej stafit menaxherial duke I dhënë mundësinë e angazhimit përsëri në fushën e lojës.
Zvendësimi I drejtpërdrejtë I Calhangolu është një detyrë e vështirë dhe me peshë, që besohet se Asllani ja ka dalë. Por angazhimimi, është parë dhe si një pushim I Calhangolu në një sfidë e cil ishte konsideruar e lehtë dhe futja e Asllanit si një provë e trajnerit për formën e tij. Gjithësesi, Asllani e ka parë optimiste këtë situatë duke e cilësuar se një zvendësim I tillë nuk mund të konsiderohet djegie pasi që është një ndër yjet e ekipit të Inter dhe një ndër lojtarët që ka peshën e shumë ndeshjeve.