Inter është raportuar sipas mediave se ka marrë ofertën e parë për transferimin e Kristian Asllanit. Lojtari i cili ka treguar në këtë sezon një formë mjaft të mirë duket se mund të ketë një të ardhme e cila është jashtë Inter. Lojtari është tashmë nën lupën e Bolognas e cila kërkon që të ketë mesfushkrin në ekipin e tyre. Është pikërisht një ofertë 13 milionë euro e cila është ofruar për kartonin e tij.
Është pikërisht një nder ato oferta të cilat mund ta tundojnë Interin për largimin e lojtarit të tyre nga ekipi. Ka qenë pikërisht kërkesa e tyre e mëhershme që e konsideron se mesfushori mund të ketë një mundësi transferimi. Ekipi ka kërkuar 14 milion euro për të, por kjo ofertë është shumë pranë asaj që ata synojnë.

Vincenzo Italiano e ka vlerësuar së tepërmi rolin e tij dhe e mendon si një përforcim mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij. Besohet se ai do të ketë një rol të rëndësishëm në ekipin që është duke u ndërtuar në sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e tij pritet të vendoset pas rikthimit të tij nga Kupa e Botës për Klube. Inter u eleminua atje nga Fluminese dhe tashmë do të nisë fazën e saj përgatitore. Ky sezon kalimesh nuk do të sjellë vetëm përforcime por njëherësh dhe një largim. Asllani mund të jetë në këtë listë pasi konsiderohet si një mundësi në përforcimin e ekipit të Bolognës. Mundësitë e Inter për të dhënë një Po janë të mëdha.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.