Kristian Asllani refuzon një klub të Serisë A

Kristian Asllani refuzon një klub të Serisë A

Inter, e ka vendosur në një situatë pezull mesfushorin shqiptar. Kristian Asllani në këtë sezon është vendosur përballë një forme e cila nuk ka qenë fort e qëndrueshme. Pikërisht prej kësaj shpesh është vendosur në dilemë nëse do të duhet të jetë pjesë e zikaltërve apo jo. Tashmë, nën drejtimin e rri të Chivu ai nuk pritet të jetë favorit dhe në listën e titullarëve. Mos largimi I Chalanoglu e vendosi dhe një herë në pikëpyetje qëndrimin e tij në klub.

Ndaj dhe tani në këtë sezon kalimesh Inter është shprehur I bindur se ai do të duhet të jetë larg klubit. Vendim I cili e vendos në pozitën e shitjes lojtarin shiptar. Dhe pse dëshira e tij ka qenë të jetë pjesë e Serisë A, ai ka bërë refuzimin e një oferte. Është pikërisht klubi I cili sapo është ngjitur në serinë A, Sassuolo. Skuadra e cila sapo është promovuar e ka cilësuar si të denjë afrimin e tij. Një mesfushë shumë më konkuruese do të jetë ajo me angazhimin e Asllanit.

Kristian Asllani refuzon një klub të Serisë A
Kristian Asllani refuzon një klub të Serisë A

Por, ka qenë mesfushori I cili e ka refuzuar, pra nuk është klubi I parë që ai ka refuzuar. Pasi më herët bëhej fjalë për një tjetër klub që nuk kishte pasur aprovimin e mesfushorit. Tashmë me një situatë shumë më të paqartë ai është duke u vendosur në Inter dhe një mungesë sa I përket angazhimit të tij. Qëllimi I tij është që të jetë pjesë e një skuadre më të fortë brenda kampionatit Italian.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.