Al Nassar, nuk do të jetë e vetme e cila njeh madhështinë e Ronaldos por do të ofrojë mundësinë që të jetë pjesë dhe e futbollit europian gjatë verës. Rikthimi i tij pritet të bëhët në ekipi ku ai shkëlqeu dhe ngriti karrierën e tij Real Madrid. Ky kalim i sulmuesit portugez pritet të ndodhë në formën e huazimit, gjatë sezonit të verës në ekipin madrilen.
Kupa e Botës për Klube e sheh rikthimin e mundshëm të Ronaldos përsëri në ekipin spanjoll, duke dhënë kontributin e tij në një kompeticion i cili zhvillohet për herën e parë. Klubi ku ai fitoi gjithcka e ka ftuar dhe tashmë pritet dhe një konfirmim prej klubit të Arabisë Saudite. Deri më tani nuk ka një zyrtarizim por rikthimi i tij do të jetë një takim për herën e fundit në futbollin profesionist të yllit i cili dha shumë për suksesin e ish ekipit të tij.
Rrugëtimi i tij në klubi arab është mjaft i mirë në këtë sezon ai ka qenë pjesë e 33 ndeshjeve dhe ka mundur të shënojë plot 28 gola. Ecuria e tij është duke vazhduar me rritme tepër të mira dhe duke thelluar më tej diferencën e golave duke qenë se është në kuotën e 928 golave në total në të gjithë karrierën e tij. Mundësia e rikthimit do të jetë një shenjë pozitive dhe për ndjekësit të cilët e kontestuan largimin e tij drejt arabisë në një kompeticion ku rivaliteti nuk është shumë i larte. Deri më tani Ronaldo e ka dëshmuar se do të jetë gjatë pjesë e historisë në futboll, duke kontribuar jashtë mase. Rikthimi do të shënojë një aktivizim të tij në ekipet europiane pas shkëputjes prej tyre.