Kristjan Asllani është bërë zyrtarisht futbollisti i ri i Torinos. Mesfushori shqiptar i cili ishte angazhuar me Inter, është cilësuar nga Chivu si një mundësi për të qenë larg klubit. Kalimi i tij në Torino është bërë si një formë huazimi dhe vlera e tij ka qenë 1.5 milion euro. Në fund të kësaj periudhe do të jetë klubi i Torinos që do të vlerësojë nëse do e bëjë lojtarin pjesë të tyre. Duke qenë se është e mundur dhe një kontratë blerje e lojtarit. E drejta e blerjes do të jetë për 12 milion euro nga ekipi i Torinos.
Tashmë, Asllani ka kryer të gjitha vizitat dhe teatet mjekësore për t’u bashkuar me ekipin e rri. Lojtari, do të jetë pjesë e tyre nga e enjtja pas të nënshkruaje dhe në periudhën burokratike të këtij kalimi. Ka qenë klubi zikaltër i cili ka vonuar më tej procedurën e kalimit.

Mesfushori është konsoderuar në Torino si një përforcim i duhur. Një vonesë në këtë transferim besohet të jetë një lëvizje e Inter për të mos e patur Asllanin si kundërshtar në ndeshjen që do të zhvillojnë.
Asllani i cili është përfolur për një largim duket se do të jetë pjesë e rëndësishme në ekipin e Torinos. Më herët ai kiahte refuzuar oferta duke besuar se do të gjente hapësirëm e duhur në Inter. Por, janë pikërisht ndryshimet e ndërmarra që do të japin shumë më pak hapësirë në ekip. Pjesë e Serisë A ai do të vazhdojë më tej që të japë kontributin e tij në ekipin italian.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.