Kualifikimi sjell me qindra euro për Barcelonën

Kualifikimi sjell me qindra euro për Barcelonën

Barcelona, vjen pas një triumfi ku pati mundësinë që të kualifikohej më tej dhe të krijonte mundësinë për të qenë pjesë e cerekfinaleve, një lojë e cila e shtyn më tej ekipin në besimin që mund të jetë ajo fituese e titullit. Loja me Benfikën u zhvillua totalisht e dominuar nga Barca e cila e mundi me një rezultat të përgjithshëm 4-1, pasi që në ndeshjen e parë shënoi një gol, ndërsa ndeshja e djeshme shkoi në rezultatin 3-1.

Një Yamal I cili dhuroi spektakël për ekipin nën mbështetjen gjithashtu të Pedrin, Raphina e një seri yjesh nga ekipi të cilët ishin mbështetës ndaj njëri-tjetërit duke garantuar kështu sfidën më të mirë mes tyre.  Tashmë të kualifikuar për fazën e ardhëshme duke qenë në pritje të njohjes së kundërshtarit do të rivijnë në fushën e lojës përsëri në La Liga.

Një fitore dhe një kualifikim I cili gjithashtu u shpërblye në anën monetare duke fituar kështu plot 12.5 milion euro, një shumë kjo tepër e nevojshme për gjendjen financiare të cilën po kalon ekipi duke qenë se ka një seri lajmesh dhe auldohet për një krizë financiare brenda katalanasve.

Deri më tani katalanasit kanë dëshmuar se kanë mundësi që të kërkojnë për klubin e tyre më shumë të ardhura duke qenë se deri në këtë fazë kanë sjellë për arkën e klubit plot 67 milion euro, një shumë e cila ju përket fazave respektive që ka arritur deri në kualifikimin e saj në cerekfinale. Nëse katalanasit do të fitojnë kupën e Champions ata do të kenë mundësi që të arkëtojnë plus 40 milion euro në arkën e klubit, shuma këto tepër të favorshme të cilat e ndihmojë më tej ekipin që të jetë I gatshëm të rimëkëmbet ekonomikisht.