Një ndër eventet më të rëndësishëm të organizuar prej FIFA pritet të zhvillohet këtë verë. Jemi në vigjilie të këtij kompeticioni duke qenë pritet të zhvillohet në 14 qershor deri në 13 korrik. Një periudhë e cila do të verë në përballje 32 ekipe me njëra tjetërën.
Lufta e tyre do të jetë për një titull të rëndësishëm dhe për të diferencuar ekipin më të mirë. Ky pritet që të jetë eventi më I madh I organizuar më herët nga FIFA, duke qenë se ka një numër rekord pjesmarësish.
Kupa si eveniment pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët FIFA ka përcaktuar dhe të gjitha periudhat kalimtare që mund të shfrytëzohen prej ekipeve për kalimet e mundshme.
Afat I cili do të përdoret për përmirësimin e ekipeve përpara kësaj sfide. Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë sfidë është se mund të kemi mos përfaqësim prej ekipeve që mund të fitojnë Champions këtë sezon.

Barcelona do të udhëtojë drejt Milan për sfidën e saj me Inter. Barazimi në ndeshjen e parë I jep mundësi të barabarta të dy ekipeve. Por, një triumf I tyre në itali do të sillte mungesën në përfaqësimin të një kampioni të mundshëm në këtë kompeticion.
Në krahun tjetër Aston Villa e cila humbi 1-0, nëse arrin të thyejë francezët e PSG do të jetë një tjetër ekip që kalon në finale. Hipotetikisht secili prej fituesi I kësaj sfide nuk do të kishte përfaqësimin e tij në një kompeticion të kësaj rëndësie. Duke e cuar me një mungesë në këtë kompeticion të fituesit të Champions.