Sfida e parë e cila u zhvillua për të përcaktuar ekipin që do të shkonte në finale ishte ajo mes Dinamos dhe Vllaznisë. Dinamo ishte shumë më kërkuese prej fillimit të lojës, ata patën mundësi që të shënonin që në minutën e 17. Gol I cili e coi në epërsi dhe I ofri më shumë siguri ekipit kryeqytetas. Itodo, ishte ai që hapi këtë sfidë duke shënuar për Dinamo. Loja vazhdoi me rritëm pas golit ku ata ishin përsëri në kërkim për një mundësi tjetër. Zabergja mund të krijojë një mundësi në minutën e 36 dhe arrin të shënojë.
Pjesa e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 2-0, rikthimi në të dytën ishte më shumë premtues për ekipin që do të arrinte triumfin. Dinamo ishte e pandalshme ku në vetëm pjesë minuta lojë arrin të shënojë, përsëritës I golit ishte Itodo. Ndryshimet në ekipin e Vllaznisë nuk sollën një ndryshim në ekip për të shkuar më të vendosur në këtë sfidë.

Vetëm dhjetë minuta pas golit të parë ishte përsëri Dinamo e cila vazhdoi e pandalshme. Rrugëtimi I tyre për një fitore ishte I sukseshëm duke qenë se mundësuan dhe një gol. Zabergja arrin të shënojë golin e tij të dytë dhe të katërtin për ekipin e tij. Duket se Dinamo e përcaktoi fatin e saj në këtë ndeshje por ishte Vllaznia ajo e cila arriti të reagojë me një shpejtësi në realizim. Gruda hapi sfidën me golin e shënuar prej tij në minutën e 72. Në vetëm 14 minuta të tjerë ekipi arrin të shënojë dhe dy gola të tjerë. Suksesi I Danimos përsëritet pas më shumë se 15 vitesh mungesë në finale