Një ndër eventet më të rëndësishme të javës në Kampionatin Shqipëtar pritet të mbahet ditën e premte, shorteu që do të vendosë për fazën e ardhëshme të përballjeve që do të zhvillohen në Kupën e Shqipërisë. Interesi është shumë I lartë se si do të zhvillohen këto sfida dhe cila prej ekipeve do të presë kundërshtarin, faza e cerek finalve sapo u mbyll nga ku dolën ekipe të kualifikuara : Partizani, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo.
Shorti do të zhvillohet në “Shtëpia e Futbollit” ditën e premte në orën 11, dhe do të bëjë të ditur renditjen e ekipeve dhe si do të ndahen sfidat në fazën gjysmëfinale. Deri më tani kalimi I këtyre ekipeve është shoqëruar me shumë hipoteza të ndryshme, një ndër to është përballja e Dinamos me Skënderbeun në korcë ku kryeqytetasit fituan pas shumë mundimesh me ekipin e të rrinjëve që përfaqësuan korcarët. Gjithësesi, pas kualifikimit gjithcka është hedhur pas dhe tashmë interesi I skuadrave është të njihen me kundërshtarin dhe të përpilojnë formacionin më të mirë kundër tyre.
Ndeshjet e para të gjysmëfinales pritet të zhvillohen në 31 mars, pjesëmarëse në këtë fazë janë ekipe që kanë histori në kampionatin shqipëtar dhe kanë dhënë për futbollin në përgjithësi. Në këto sfida pritet të përcaktohet se cili prej ekipeve pritet të shkojë në finale. Katër ekipet janë dhe përfaqësuese të top katërshes në Superligë, cka pritet që fokusi I tyre të jetë I balancuar mes dy kompeticioneve, emocioni është I pandashëm në këto sfida duke qenë se pritet të jenë përballje që do të krijojnë momente interesante për futbollin shqipëtar.